Neni 1: Palët Kontraktuese
Kjo kontratë lidhët midis:
- 1. SPEED.AL (në vijim "Ofruesi i Shërbimit"), me seli në Kosovë.
- 2. Klienti (në vijim "Përdoruesi"), i cili pranon kushtet e kësaj kontrate për përdorimin e domain-eve, serverëve dhe VPS-ve.
Neni 2: Objekti i Kontratës
- 1. Ofruesi i Shërbimit ofron për Përdoruesin shërbime hosting-u, domain-e, dhe serverë virtualë privatë (VPS).
Neni 3: Të Drejtat dhe Detyrimet e Ofruesit të Shërbimit
- 1. Ofruesi i Shërbimit garanton funksionimin e shërbimeve të ofruara, me përjashtim të rasteve të forcës madhore.
- 2. Përditëson sistemet dhe siguron mbrojtjen e të dhënave.
- 3.Nuk mban përgjegjësi për humbjen e të dhënave si pasojë e gabimeve të Përdoruesit.
Neni 4: Të Drejtat dhe Detyrimet e Përdoruesit
- 1. Përdoruesi është i detyruar të respektojë rregullat e përdorimit dhe të mos keqpërdorë shërbimet.
- 2. Përdoruesi pranon se do të paguajë tarifat sipas planit të zgjedhur.
- 3. Është përgjegjës për përmbajtjen që publikon në shërbimin e ofruar.
Neni 5: Afati dhe Përfundimi i Kontratës
- 1. Kjo kontratë është e vlefshme për kohëzgjatjen e zgjedhur nga Përdoruesi.
- 2. Kontrata mund të përfundojë nga Përdoruesi ose Ofruesi i Shërbimit në rast të shkeljes së kushteve.
Neni 6: Përgjegjësitë Ligjore
- 1. Përdoruesi garanton se do të respektojë ligjet përkatëse të Kosovës.
- 2. Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet në rrugë ligjore në gjykatat kompetente të Kosovës.
Neni 7: Të Dhënat Personale dhe Privatësia
- 1. Ofruesi i Shërbimit garanton ruajtjen e privatësisë së të dhënave personale të Përdoruesit.
- 2. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimeve dhe nuk do të ndahen me palë të treta.
Neni 8: Forca Madhore
1. Asnjëra nga palët nuk mban përgjegjësi për vonesa ose mosrealizim të shërbimeve si pasojë e forcës madhore.
Neni 9: Dispozita Të Fundit
- 1. Kjo kontratë hyn në fuqi nga data e nënshkrimit nga të dyja palët.
- 2. Çdo ndryshim i kësaj kontrate duhet të bëhet me shkrim dhe të miratohet nga të dyja palët.
- 3. SPEED DataCenter L.L.C., së bashku me blerjet në faqen tonë, pranoni automatikisht këtë marrëveshje dhe mbi të vlejnë ligjet e Republikës së Kosovës.