Zgjedhja e planit të duhur është më e lehtë kur dini çfarë të kërkoni. Shumë zgjedhin vetëm sipas çmimit dhe pastaj hasin probleme me shpejtësinë apo mbështetjen. Ja 10 pikat kryesore:
1. Përcaktoni nevojat
Çfarë do të ekzekutoni dhe sa shpejt prisni të rriteni — që të mos paguani për fuqi të tepërt apo të mbeteni ngushtë.
2. Burimet reale: CPU, RAM, disku
Pyetni sa bërthama vCPU, sa RAM e garantuar dhe a janë burimet dedikuar apo të ndara.
3. Lloji i diskut
Një VPS me NVMe SSD është dukshëm më i shpejtë se HDD — sidomos për faqe me shumë kërkesa në bazën e të dhënave.
4. Lokacioni i serverit
Zgjidhni data-center pranë vizitorëve. Ne ofrojmë Kosovë, Gjermani e Zvicër.
5. Uptime dhe rrjeti
Kërkoni garanci 99.9% uptime dhe pyesni për bandën, limitet e trafikut.
6. Cloud VPS vs tradicional
Cloud = besueshmëri, provizionim i shpejtë, uppgrade i lehtë; tradicional = më i thjeshtë për ngarkesa stabile.
7. Managed apo unmanaged
Me plan managed, përditësimet, siguria dhe backup-et përfshihen — ideal nëse doni të fokusoheni te biznesi.
8. Siguria dhe mbrojtja DDoS
Pyesni për mbrojtje DDoS, firewall, snapshot-e dhe backup.
9. Cilësia e mbështetjes
Kontrolloni orarin (24/7?), kanalet (tiket, telefon) dhe shpejtësinë e përgjigjes.
10. Çmimi, faturimi dhe shkallëzimi
Krahasoni koston totale (rinovime, tarifa setup, IP shtesë) dhe sigurohuni që CPU/RAM/disku rriten lehtë pa migrim.
Burimi: Speed Networks Informacion Agency

