Një server i ngadaltë ju kushton vizitorë, renditje dhe të ardhura. Edhe një vonesë prej disa qindra milisekondash rrit normën e braktisjes. Nëse keni faqe, aplikacion apo API në një VPS, këto hapa praktikë ulin vonesën dhe përmirësojnë kohën e përgjigjes.
1. Zgjidhni lokacionin pranë audiencës
Distanca është faktori kryesor: të dhënat që kalojnë kontinente shtojnë 100–300 ms. Nëse vizitorët janë në Evropë, mbajeni serverin në Evropë — p.sh. data-centerët tanë në Kosovë dhe Gjermani.
2. Përshtatni burimet
CPU pranë 100% apo RAM e plotë me swap = përgjigje e ngadaltë. Zgjidhni NVMe në vend të HDD; një Cloud VPS ju lejon të rrisni burimet kur rritet trafiku.
3. Optimizoni web serverin
Përdorni Nginx/LiteSpeed, aktivizoni HTTP/2 ose HTTP/3, keep-alive, kompresim Gzip/Brotli dhe TLS 1.3.
4. Cache në çdo nivel
Page caching + Redis/Memcached për objekte shmang punën e përsëritur dhe ul TTFB.
Burimi: Speed Networks Informacion Agency

